Zyrtari i Hamasit i tha Al Jazeera-s: Khalil al-Hayya shpëtoi, por djali dhe ndihmësi i tij u vranë

Suhail al-Hindi, anëtar i byrosë politike të Hamasit tha për Al Jazeera se përpjekja për të vrarë Khalil al-Hayya dhe udhëheqës të tjerë të Hamasit, të cilët po takoheshin për të diskutuar propozimin e armëpushimit të Trumpit, ka dështuar.

Por sulmi vrau djalin e al-Hayya-s, Humam, dhe një nga ndihmësit e tij më të afërt. Al-Hindi shtoi se gjithashtu është humbur kontakti me tre roje të tjerë të sigurisë.

Ai theksoi se humbja e çdo jete është tragjike.

“Gjak i udhëheqësisë së lëvizjes është si gjaku i çdo fëmije palestinez”, i tha ai Al Jazeera-s.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button