Zyrtarët: Mblidhen 150 milionë dollarë për përpjekjet e rindërtimit të Halepit në Siri

Sipas zyrtarëve, një fushatë donacionesh e organizuar për të mbështetur përpjekjet e rindërtimit në provincën Halep në Siri ka mbledhur 150 milionë dollarë, transmeton Anadolu.
Fushata, e planifikuar të zgjasë tre ditë, u nis nën kujdesin e Guvernatoratit të Halepit dhe synon të kontribuojë në rindërtimin, zhvillimin dhe restaurimin e infrastrukturës së qytetit.
Halepi ishte një nga qytetet që ishte prekur më rëndë nga lufta e zgjatur civile e vendit, duke pësuar dëme të mëdha në infrastrukturën, strehimin dhe shërbimet publike.
Qyteti mbetet në nevojë urgjente për rindërtim dhe zhvillim gjithëpërfshirës.
Fushata të ngjashme janë mbajtur më herët edhe në provinca të tjera siriane.
Edhe pse qeveria siriane nuk përbën kërcënim, forcat izraelite kanë hyrë vazhdimisht në territorin sirian dhe kanë nisur sulme ajrore, duke vrarë civilë dhe duke shkatërruar vende ushtarake siriane, automjete, armë dhe municione.
Të dhënat e qeverisë siriane tregojnë se që nga dhjetori i vitit 2024, Izraeli ka kryer mbi 1 mijë sulme ajrore në Siri dhe më shumë se 400 bastisje ndërkufitare në provincat jugore.
Pas rënies së regjimit të Bashar al-Assadit në fund të vitit 2024, Izraeli zgjeroi pushtimin e Lartësive të Golanit në Siri duke pushtuar zonën e demilitarizuar tampon, një veprim që shkeli një marrëveshje të vitit 1974 me Sirinë.



