Zyrtare: Turqia paraqet kërkesë për t’iu bashkuar çështjes së gjenocidit kundër Izraelit në GJND

Turqia ka paraqitur një kërkesë zyrtare në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për t’iu bashkuar padisë për gjenocid të Afrikës së Jugut kundër Izraelit, raporton agjencia shtetërore e lajmeve e Turqisë.
Ambasadori i Turqisë në Holandë dorëzoi një deklaratë për ndërhyrje në gjykatën e OKB-së në Hagë, raporton Anadolu Agency.
Turqia, një nga kritikët më të ashpër të veprimeve të Izraelit në Gaza, bëhet kombi i fundit që kërkon të marrë pjesë në këtë rast.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka akuzuar Izraelin për gjenocid, ka bërë thirrje që ai të ndëshkohet në gjykatat ndërkombëtare dhe ka kritikuar vendet perëndimore për mbështetjen e Izraelit.
Izraeli ka hedhur poshtë me forcë akuzat për gjenocid.



