Zyrtare: Nuri Shahin merr postin e trajnerit tek Dortmundi

Nuri Shahin e ka zëvendësuar Edin Terzic si trajner i Borussia Dortmundit pas vendimit befasues të këtij të fundit për të dhënë dorëheqje.

Përkundër faktit që udhëhoqi Dortmundin drejt finales së Ligës së Kampionëve në sezonin 2023/2024, Terzic dha dorëheqje dje (13 qershor) pas dy vite e gjysmë në krye të gjigantit gjerman.

Shahin, një produkt i akademisë së Dortmundit dhe ish-lojtar i ekipit të parë me mbi 250 paraqitje për Dortmundin, po rikthehet sërish në “folenë e tij të vjetër” pasi gjatë muajit janar ishte pjesë e stafit të Terzic.

Sven Bender gjithashtu është emëruar si ndihmëtrajner dhe do të vazhdojë në këtë rol pasi kanë nënshkruar kontratë tri vjeçare deri më 30 qershor 2027.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button