Zyrtare, Milani firmos rinovimin me Saelemaekers

Alexis Saelemaekers dhe Milan kanë arritur marrëveshjen mes tyre, për rinovimin e kontratës. Belgu ka firmosur zgjatjen e bashkëpunimit me klubin, deri në verën e vitit 2031.
Akordi përfshin edhe një rritje të ndjeshme të pagës. Ky rinovim, vjen në një moment kur lojtari ka treguar rritje dhe është kthyer në titullar të padiskutueshëm.
Pas rikthimit nga huazimi në verë, Saelemaekers fitoi simpatinë e trajnerit Masimiliano Allegri, për krahun e djathtë të mbrojtjes.
“AC Milan ka kënaqësinë të njoftojë se ka rinovuar kontratën e Alexis Saelemaekers deri më 30 qershor 2031, e cila hyn në fuqi më 1 korrik 2026. Pasi iu bashkua kuqezinjve në janar 2020, Alexis është rritur gjatë sezoneve, duke u dalluar përmes profesionalizmit, shpirtit të sakrificës dhe një ndjenje të fortë përkatësie, duke mishëruar vlerat e klubit si në fushë ashtu edhe jashtë saj. Pasi bëri 159 paraqitje dhe shënoi 12 gola për kuqezinjtë, duke kontribuar gjithashtu në fitoren e klubit në titullin kampion në sezonin 2021/22, AC Milan dhe Alexis Saelemaekers do të vazhdojnë udhëtimin e tyre së bashku, me ambicien për të arritur momente të reja dhe për të shkruar faqe të mëtejshme të historisë”, shkruan klubi.



