Zyrtare: Kosova humbet me rezultat zyrtar ndeshjen ndaj Rumanisë

UEFA ka marrë vendim për ndeshjen mes Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Rumanisë të zhvilluar në Bukuresht, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Kosova ka humbur me rezultat zyrtar ndeshjen e braktisur ndaj Rumanisë të premten e kaluar.

Vendimi i UEFA-s

Të shpallë ndeshjen e Ligës së Kombeve 2025 ndërmjet ekipeve përfaqësuese të Federatës Rumune të Futbollit dhe Federatës së Futbollit të Kosovës, e cila u luajt më 15 nëntor 2024, një ndeshje e braktisur nga Federata e Futbollit të Kosovës (e cila për këtë arsye konsiderohet se ka humbur ndeshjen 3-0) për përgjegjësinë për mosluajtjen e plotë të ndeshjes (siç parashikohet në Nenin 25.01 Rregulloret e UEFA Nations League).

Të gjobisë Federatën e Futbollit të Kosovës me 6000 euro për sjellje të pahijshme të skuadrës së saj.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button