Zyrtare: Arben Taravari më në fund shkoi te Ali Ahmeti, u bë(në) bashkë

Arben Taravari sot i ka shpallur kandidatët e partisë së tij për zgjedhjet lokale.
Taravari njoftoi se Blerand Ramadani, Nazim Taipi, Isen Shabani dhe Valbon Limani do të jenë kandidatët e tij.
“Kandidati për Komunën e Sajarit do të jetë Blerand Ramadani, për Komunën e Tearcës do të jetë Nazim Taipi, për Komunën e Vrapçisht do të jetë Isen Shabani dhe kandidati për Gostivarin do të jetë Valbon Limani”, tha Taravari, i cili nuk përjashtoi edhe lista të përbashkëta me koalicionin që do të quhet “Aleanca Kombëtare për Integrim”.
“ASH ishte arsye që VLEN të bëjë 108 mijë vota, kishim përvojë të keqe me VLEN-in. Çdo herë ju kemi uruar fat”, tha Taravari kur u pyet për VLEN-in.
Ndërsa i pyetur se pse nuk garon ai në zgjedhjet lokale, Taravari tha se e ka dëshmuar veten në dy herët që e ka fituar Komunën e Gostivarit.