Zyra e Netenyahut thotë se vendimi i GJND-së është “anti-semitik”
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu denoncoi të enjten vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale për lëshimin e urdhër arresteve për të dhe ish-ministrin e tij të mbrojtjes Yoav Gallant, duke e quajtur vendimin “anti-semitik”.
“Izraeli kundërshton me neveri veprimet absurde dhe të rreme të kryera kundër tij nga ICC”, tha zyra e tij në një deklaratë, duke shtuar se Netanyahu nuk do t’i “dorëzohet presionit” në mbrojtje të qytetarëve të Izraelit.
Nuk pati asnjë koment të menjëhershëm nga ish ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Yoav Gallant, i cili u shkarkua nga posti i ministrit të mbrojtjes në fillim të këtij muaji pasi Netanyahu tha se kishte humbur besimin tek ai për menaxhimin e operacioneve ushtarake në vazhdim si në Gaza ashtu edhe në Liban.
Por megjithë përplasjet e brendshme, të gjithë oponentët e Netanyahit dhe qeverisë s ëtij në Izrael, kanë shprehur akte uniteti për të kritikuar GJND-në për vendimin e fundit, duke thënë se faji për luftën, e cila ka shkatërruar zona të Gazës dhe ka lënë gati 50 mijë palestinezë të vdekur, bie mbi gruopin palestinez të rezistencës Hamas.
“Urdhër arrestet e GJND-së janë një shenjë turpi jo për liderët e Izraelit, por për vetë GJND-në dhe anëtarët e saj”, shkroi ish-kryeministri Naftali Bennett në X.
Udhëheqësi kryesor i opozitës izraelite Yair Lapid e quajti masën e gjykatës “një shpërblim për terrorizmin”.
Benny Gantz, i cili iu bashkua kabinetit të luftës së Netanyahutvitin kaluar, por u largua në qershor të këtij viti, kritikoi atë që ai e quajti “verbëri morale” e GJND-së, duke e quajtur vendimin një “njollë të turpshme të përmasave historike që nuk do të harrohet kurrë”.
Ministri eksremist i Sigurisë, Itamar Ben-Gvir, i cili kryeson një parti të vogël ultra-nacionaliste në koalicionin e Netanyahut, tha se Izraeli duhet të përgjigjet duke aneksuar Bregun Perëndimor të pushtuar, ku palestinezët duan të ndërtojnë një shtet të pavarur.
“Përgjigja ndaj urdhër arresteve – zbatimi i sovranitetit mbi të gjitha territoret e Judesë dhe Samarisë, vendosja në të gjitha pjesët e vendit dhe ndërprerja e lidhjeve me autoritetin terrorist (palestinez)”, tha ai.