Zv/ministrja e Sportit Safije Shahini dhe Sedat Bislimi takojnë klubet sportive në Studeniçan

Zv/ministrja e Sportit Safije Sadiki Shahini ka njoftuar se sot së bashku me kandidatin për kryetar të Studeniçanit nga radhët e koalicionit VLEN, Sedat Bisilimi kanë vizituar klubet sportive dhe sportistët e këtij vendi.
“Sot isha në fshatin Studeniçan, ku së bashku me kandidatin për kryetar të Komunës së Studeniçanit z.Sedat Bislimi u takuam me klubet sportive dhe sportistët e këtij vendi.
Z. Bislimi prezantoi planprogramin e tij për zhvillimin e sportit në katër vitet e ardhshme, me synim krijimin e kushteve më të mira për të rinjtë dhe sportistët e komunës.
Si zëvendësministre e Sportit, theksova rëndësinë e përkrahjes së sportistëve dhe zhvillimit të infrastrukturës sportive, dhe shpreha gatishmërinë për të bashkëpunuar në realizimin e projekteve që do t’i shërbejnë komunitetit sportiv.
Sporti është forca që bashkon dhe frymëzon – ndaj mbështetja jonë për të do të jetë e vazhdueshme.
Studeniçani një zë për Sedat Bislimin!”, ka deklaruar Shahini.