Zv/Ministrja e Sportit, Safije Sadiku Shahini takim me drejtuesit e klubit të volejbollit “Shkupi”

Zv/Ministrja e Sportit, Safije Sadiku Shahini ka realizuar takim me drejtuesit e klubit të volejbollit “Shkupi, trajnerin Nazile Latifi Miftari dhe kryetarin e klubit Agim Latifi.
“Ky takim u fokusua në mbështetjen e ekipeve sportive të femrave dhe përmirësimin e mundësive për sportistet e reja.
Safije Sadiku Shahini theksoi se Ministria e Sportit është gjithmonë e hapur për bashkëpunim me të gjitha ekipet, veçanërisht me ato të femrave, duke nënvizuar se zhvillimi i sportit për të gjitha grupet shoqërore është prioritet.
“Sporti është themeli i një shoqërie të shëndosh,” tha ajo, duke riafirmuar përkushtimin e Ministrisë për të forcuar sportin dhe për të mbështetur ekipet e femrave në veçanti”, thuhet në njoftimin e zv/ministres Shahini.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button