Zv/ministrja e Sporti, Safije Sadiki takohet me drejtuesit e Shkëndisë së Haraçinës

Zëvendësministrja e Sportit, Safije Sadiki, ka njoftuar se është takuar me drejtuesit e klubit të futbollit Shkëndija e Haraçinës, të cilët këtë vit do të garojnë në ligën e dytë të futbollit vendor.
“Sot pata kënaqësinë të takohem me drejtuesit e klubit të futbollit Shkëndija Haraçinë – kryetarin z. Isuf Bajrami, drejtorin gjeneral z. Sulejman Alimi, nënkryetarin z. Daut Beqiri dhe z. Besnik Ramadani.
Diskutuam për sfidat, nevojat dhe planet e zhvillimit të klubit, si dhe për mundësitë e mbështetjes institucionale për të rinjtë që aktivizohen në sport.
Sporti meriton përkrahje dhe përkushtim – për një të ardhme më të shëndetshme dhe më të suksesshme për të gjithë!, ka shkruar zv/ministrja Sadiki.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button