Zv/ministri Sulejmani, opozitës: Po të mos luanit futboll në zyre e t’i zgjidhnit problemet e qytetarëve, sot studentët nuk do kishin nevojë të protestojnë

Zv/ministri i Arsimit, Driton Sulejmani ka akuzuar opozitën duke ju thënë që në kohën kur kanë qenë në pushtet, po të mos luanin futboll në zyre, studentët sot nuk do të kishin nevojë të protestojnë.
“Ka dy vite që opozita ka paralajmëruar protesta dhe nuk e pati guximin ti thirrë e organizon ato. Tash kur studentët kërkojnë një të drejtë të tyre legjitime opozita pa busull e shfrytëzon rastin që të bëhen pjesë e protestës. Po të mos luanin futboll në zyre e ti zgjidhnin problemet e qytetarëve sot studentët nuk do kishin nevojë të protestojnë. Përgëzime për studentët për protestën dinjitoze të organizuar, ata do e arrijnë qëllimin po turpi do vazhdojë ta mbulojë BDI-në që pati në dispozicion 23 vite dhe nuk i zgjidhi çështjet kruciale të cilat i propagandoi gjatë këtyre viteve”, ka shkruar zv/ministri i Arsimit, Driton Sulejmani.



