Zv/ministri i Brendshëm: Patrullat e vendeve fqinje janë nga viti 2014

Zv/ministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni ka thënë se MPB-ja e RMV-së ka pasur dhe vazhdon të ketë bashkëpunim të shkëlqyer me shtete fqinje.

“Që nga viti 2014 në RMV gjatë sezonit të verës patrullojnë policë nga vendet fqinje siç janë Kosova, Shqipëria, Mali i Zi e Serbia. Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Maqedonisë së Veriut intensivisht bashkëpunon me shtetet fqinje në mënyrë të shkelqyer në fushën e sigurisë duke nënshkruar marrëveshje, protokole dhe memorandume bashkëpunimi. Ne vazhdën e këtij bashkëpunimi policor, Ministria e Punëve të Brendshme ka nënshkruar edhe protokolle bashkëpunimi gjatë sezonit turistik të vitit 2014 me këto shtete: Shqipëria, Kosova, Kroacia, Mali i Zi dhe Serbia. Këto protokole janë implementuar intensivisht dhe çdo sezon turistik bëhet shkëmbimi i zyrtarëve policor në vendet turistike. Për momentin në Maqedoninë e Veriut, konkretisht në Ohër, gjenden zyrtarë policor nga Shqipëria dhe ne bazë të reciprocitetit kemi zyrtarë policorë nga MPB-ja e RMV-së edhe në Shqipëri, në Mal të Zi dhe tani nga Serbia”, thuhet në njoftimin e Isenit në Facebook.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button