Zv/kryemistri i parë Bekim Sali: Qeveria miraton masa për stabilizimin e çmimeve të karburanteve

Zv/kryeministri i parë Bekim Sali, ka njoftuar se në mbledhjen e sotme të jashtëzakonshme të Qeveria e RMV-së, ka miratuar një paketë masash me qëllim stabilizimin e tregut të derivateve të naftës dhe mbrojtjen e standardit jetësor të qytetarëve.
“Në kushtet e rritjes së çmimeve në bursat ndërkombëtare, si pasojë e krizës në Lindjen e Mesme, Qeveria vendosi të ndërhyjë në mënyrë të kujdesshme dhe të përgjegjshme për të zbutur efektet mbi ekonominë familjare dhe bizneset.
Një nga masat kyçe të miratuara është ulja e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) nga 18% në 10% për derivateve të naftës. Kjo ndërhyrje synon të amortizojë goditjen e çmimeve në tregun vendas.
Si rezultat i kësaj mase:
Çmimi i benzinës do të mbetet i pandryshuar;
Çmimi i naftës (dizelit) do të pësojë një rritje minimale, prej vetëm 3 deri në 3.5 denarë për litër.
Qeveria mbetet e përkushtuar të ndjekë nga afër zhvillimet në tregjet ndërkombëtare dhe, nëse është e nevojshme, të ndërmarrë masa të reja për të mbrojtur interesin e qytetarëve dhe stabilitetin ekonomik të vendit.
Ftojmë të gjithë akterët në treg që të respektojnë vendimet institucionale dhe të kontribuojnë në ruajtjen e një tregu të drejtë dhe transparent.
Qeveria do të vazhdojë të veprojë me përgjegjësi, në funksion të mirëqenies së qytetarëve dhe zhvillimit ekonomik të vendit”, ka shkruar zv/kryeministri Sali.



