Zv/kryeministri Sali takohet me ambasadoren greke: Fokus te integrimi evropian dhe bashkëpunimi rajonal

Në kuadër të përpjekjeve për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe avancimin e agjendës evropiane, zv/kryeministri dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, zhvilloi një takim me Ambasadoren e Republikës së Greqisë në Maqedoninë e Veriut, znj. Sophia Philippidou.

“Në takim biseduam për procesin e integrimit evropian, nevojën për përshpejtimin e reformave dhe forcimin e rolit koordinues të institucioneve tona në realizimin e prioriteteve që lidhen me agjendën e BE-së”, thuhet në njoftimin e ministrit Sali.

Ai shtoi se diskutimet u përqendruan edhe te bashkëpunimi dypalësh.

“Diskutuam mundësitë e avancimit të bashkëpunimit përmes shkëmbimit të përvojave dhe projekteve konkrete që sjellin përfitime për qytetarët”, shkruan ai.

Sali theksoi gjithashtu përkushtimin për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe avancimin e rrugës evropiane të vendit.

“Mbetemi të përkushtuar në ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe në avancimin e rrugës sonë evropiane”. ka shkruar Sali.

Ky takim vjen në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme të qeverisë për intensifikimin e reformave dhe forcimin e koordinimit me partnerët ndërkombëtarë, si pjesë e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button