Zv/kryeministri Izet Mexhiti në Forumin e Sigurisë në Uashington: Maqedonia e Veriut, partner i besueshëm i ShBA-së

Në kuadër të vizitës zyrtare në Uashington, zëvendës kryeministri i parë Izet Mexhiti mori pjesë në Forumin Ndërparlamentar të Sigurisë, që u organizua nga Kongresmenët Pete Sessions dhe Robert Aderholt.

Në këtë forum u diskutua për çështje të sigurisë për Ballkanin Pernëdimor dhe Bashkimin Europian, duke u fokusuar në nevojën për forcimin e institucioneve të mbrojtjes dhe angazhimit të shtuar të vendeve të rajonit në NATO.

Mexhiti në fjalimin e tij para pjesëmarrësve të Forumit Ndërparlamentar të Sigurisë theksoi se mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sektorin e mbrojtjes në Ballkanin Perëndimor, pas krizës së shkaktuar nga lufta në Ukrainë ishte dhe mbetet kruciale.

“Maqedonia e Veriut do të vazhdojë të kontribuojë për paqen dhe sigurinë globale, duke qenë një aktor i përgjegjshëm dhe burim i eksportit të paqes rajonale”, ka theksuar zëvendës kryeministri i parë Izet Mexhiti.

Ndryshe, në këtë forum pjesëmarrës ishin edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, të cilët ndanë përvojat e tyre në sfidat e sigurisë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button