Zv/kryeministri i parë Sali pret në takim krerët fetar të Turqisë dhe RMV-së dhe ambasadorin turk

Zv/kryeministri i parë Bekim Sali njoftoi sot për një takim të rëndësishëm me përfaqësues të komunitetit islam dhe diplomatë turq, në hapësirat e qeverisë. Në një postim, Sali theksoi rëndësinë e marrëdhënieve vëllazërore me Turqinë dhe bashkëpunimit ndërfetar.

“Pata kënaqësinë që, në hapësirat e qeverisë, ta pres Kryetarin e Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Turqisë, Pr. Dr. Sali Arpagush, Reisul-Ulemanë Shaqir ef. Fetahu, si dhe ambasadorin e Republikës së Turqisë, Fatih Ulusoj”, është shpehur Sali.

Sali nënvizoi gjithashtu rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit institucional.

“Gjatë këtij takimi zhvilluam një bisedë të frytshme mbi forcimin e marrëdhënieve vëllazërore me shtetin e Turqisë, bashkëpunimin ndërfetar dhe thellimin e lidhjeve ndërmjet institucioneve tona në funksion të paqes, mirëkuptimit dhe vlerave të përbashkëta”, ka shkruar Sali.

Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ndërfetar dhe marrëdhënieve diplomatike me Turqinë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button