Zv/kryeministri i parë Bekim Sali uron besimtarët për Muajin e Shenjtë të Ramazanit

Zv/kryeminstri i parë Bekim Sali ka uruar besimtarët për fillimin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit.
“Me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, ju shpreh urimet e mia më të përzemërta për agjërim të lehtë e të pranuar, për shëndet, paqe dhe begati në familjet tuaja.
Ta përjetojmë këtë muaj të bekuar si një kohë të veçantë reflektimi, afrimi me Zotin dhe forcim të solidaritetit ndërmjet nesh. Ramazani na e kujton vlerën e durimit, faljes dhe mirësisë, si dhe rëndësinë e kujdesit për ata që kanë nevojë.
Uroj që kjo periudhë të na gjejë më të bashkuar, më të dashur dhe më të përkushtuar ndaj së mirës.
Lutem që drita e Ramazanit të ndriçojë zemrat tona, që sakrifica dhe përkushtimi ynë të pranohen dhe që sofrat e familjeve tona të mos jenë vetëm plot me ushqime, por edhe me plot dashuri e mëshirë.
Urime Muajin e Shenjtë të Ramazanit!
Paçi agjërim të lehtë e të pranuar!”, ka shkruar Sali.



