Zv/kryeministri i parë Bekim Sali takon veprimtarin Shpëtim Pollozhani në Strugë

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, gjatë qëndrimit të tij në Strugë ka zhvilluar një takim me veprimtarin e njohur të çështjes kombëtare dhe ish të burgosurin politik, Shpëtim Pollozhani.

Sali theksoi rëndësinë e përvojës dhe kontributit të figurave që kanë sakrifikuar për idealet kombëtare, duke vlerësuar rolin e tyre si frymëzim për brezat e rinj.

“Gjatë qëndrimit në Strugë, pata kënaqësinë ta takoj z. Shpëtim Pollozhani, veprimtar i shquar i çështjes kombëtare dhe ish i burgosur politik. Përvoja dhe këshillat e tij janë gjithmonë frymëzuese dhe udhërrëfyese për brezat e rinj”, ka shkruar Sali në njoftimin e tij.

Ai shtoi se takime të tilla shërbejnë si kujtesë dhe mirënjohje për sakrificat e bëra, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes dhe përcjelljes së idealeve kombëtare.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button