Zv/kryeministri i parë Bekim Sali takohet me ambasadoren kroate Nives Tiganj, në fokus integrimi evropian

Zv/kryeministri i parë Bekim Sali, ka njoftuar se ka zhvilluar takim me ambasadoren e Kroacisë, Nives Tiganj, ku është biseduar për procesin e integrimit evropian dhe hapat e ardhshëm nga Agjenda e Reformave.
“Sot realizova një takim me ambasadoren e Kroacisë, Nives Tiganj, ku biseduam për aktivitetet aktuale në procesin e integrimit evropian dhe hapat e ardhshëm nga Agjenda e Reformave.
Theksova progresin në përmbushjen e hapave reformues, si dhe përkushtimin tonë për rezultate konkrete në fushat kyçe, veçanërisht në sundimin e ligjit dhe përmirësimin e shfrytëzimit të fondeve evropiane.
Vazhdojmë me punë të përqendruar në reformat dhe në përmbushjen e obligimeve nga agjenda evropiane”, ka deklaruar zv/kryeministri i pare Bekim Sali.



