Zv/kryeministri i parë Bekim Sali pret në Qeveri konsullin e nderit Halil Bexheti nga Bursa

Zv/kryeministri i parë Bekim Sali ka njoftuar se në Qeveri ka mirëpritur konsullin e nderit të Maqedonisë së Veriut, Halil Bexheti, në Bursa.
“Sot pata nderin të pres në Qeveri konsullin e nderit të Maqedonisë së Veriut, Halil Bexheti, në Bursa, të Turqisë. E falënderova për angazhimin e tij në diplomaci, për përpjekjet për të tërhequr investitorë dhe për përfaqësimin dinjitoz të vendit tonë. Shkëmbyem mendime mbi bashkëpunimin dhe mundësitë e përbashkëta që forcojnë lidhjet tona rajonale dhe diplomatike”, ka shkruar zv/kryeministri Sali.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button