Zv/kryeministri i parë Bekim Sali përgëzon Albin Kurtin për vazhdimin e detyrës si kryeministër

Zv/kryeministri i parë Bekim Sali, ka uruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për përzgjedhjen e tij kryeministër i Kosovës.
“I nderuar Kryeministër i Republikës së Kosovës, Albin Kurti
Në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, ju uroj suksese në vazhdimin e detyrës si Kryeministër i Republikës së Kosovës.
Fitorja juaj e thellë dhe mbështetja e fuqishme e qytetarëve në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 dëshmojnë për besimin në vizionin dhe udhëheqjen tuaj. Jam i bindur se, nën drejtimin tuaj, Kosova do të ecë përpara në zhvillim, drejtësi dhe mirëqenie, duke i forcuar edhe më tej lidhjet vëllazërore dhe bashkëpunimin mes dy vendeve tona”, ka shkruar zv/kryeministri i parë Bekim Sali.



