Zv/kryeministri i parë Bekim Sali: Nga zemra e Shkupit, nga Xhamia e Mustafa Pashës, jua urojmë Bajramin

Zv/kryeministri i parë Bekim Sali uron besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.
Urimi i plotë i Sali:
Nga zemra e Shkupit, nga Xhamia e Mustafa Pashës, jua urojmë Bajramin me dëshirat më të sinqerta për shëndet, paqe dhe begati në familjet tuaja.
Zoti jua pranoftë agjërimin dhe e gëzofshi për shumë vjet Bajramin e Madh!
