Zv/kryeministri i parë Bekim Sali në takim me ambasadorët e BE-së për agjendën reformuese

Zv/kryeministri i parë Bekim Sali, ka njoftuar se sot së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe Ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas, kanë zhvilluar një takim me ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.
“Së bashku me Kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, dhe Ambasadorin e Bashkimit Evropian, Michalis Rokas, zhvilluam një takim me ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.
Fokusi i takimit ishte vendosja e agjendës reformuese dhe implementimi i reformave nga institucionet kompetente, në kuadër të procesit të integrimit evropian dhe përgatitjeve për raportin e ardhshëm të Komisionit Evropian, që pritet të publikohet në muajin korrik”, ka shkruar zv/kryeministri i parë Bekim Sali.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button