Zv/kryeministri i parë Bekim Sali në iftarin e organizuar nga Ambasada e Turqisë në fshatin Debresh

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, mori pjesë në një iftar të organizuar nga Ambasada e Republikës së Turqisë në Maqedoninë e Veriut në fshatin Debresh, ku ishte i pranishëm edhe ambasadori turk Fatih Ulusoy.

Sali theksoi se pjesëmarrja në këtë iftar ishte një moment i veçantë në frymën e muajit të shenjtë të Ramazanit. “Së bashku me ambasadorin e Republikës së Turqisë, Fatih Ulusoy, dhe në frymë vëllazërie me banorët e këtij fshati, kaluam çaste të veçanta të mbushura me mirësi dhe mëshirë në këto ditë të fundit të Ramazanit”, shkroi ai në njoftimin e tij.

Ai shtoi se atmosfera e ngrohtë dhe mikpritja e banorëve janë dëshmi e vlerave që sjell ky muaj. “Atmosfera e ngrohtë, mikpritja dhe bashkimi rreth sofrës së iftarit na rikujtojnë vlerat më të bukura të besimit, solidaritetit dhe dashurisë mes njerëzve”, theksoi Sali.

Në fund të mesazhit, zëvendëskryeministri uroi që Zoti t’ua pranojë agjërimin dhe lutjet të gjithë besimtarëve në këto ditë të fundit të Ramazanit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button