Zv/kryeministri i parë Bekim Sali në Debresh me strukturat e VLEN-it: Bashkëpunimi mbetet prioritet

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, zhvilloi një takim me strukturat e koalicionit VLEN në fshatin Debresh të Komunës së Dollnenit, së bashku me kryetarin e komunës, Blerim Islami, dhe funksionarë të tjerë të këtij koalicioni.
Sipas njoftimit të tij, gjatë takimit u diskutua për situatën aktuale politike dhe për forcimin e organizimit të brendshëm të strukturave.
“Në fshatin Debresh të Komunës së Dollnenit, së bashku me kryetarin e komunës, Blerim Islami, dhe me funksionarë të lartë të VLEN, realizuam një takim me strukturat e VLEN”, njoftoi Sali.
Ai theksoi se gjatë bashkëbisedimit u trajtuan sfidat aktuale dhe planet për hapat e ardhshëm politikë.
“Gjatë këtij takimi bashkëbiseduam për situatën aktuale politike, sfidat me të cilat përballemi dhe për hapat e ardhshëm në forcimin e strukturave tona”, deklaroi ai.
Sali shtoi se angazhimi dhe bashkëpunimi i përbashkët mbeten thelbësore për arritjen e objektivave politike dhe për të qenë më pranë qytetarëve.



