Zv/kryeministri i parë Bekim Sali, Mexhiti dhe Qoku takohen me eurodeputetin Thomas Waitz në Kuvend

Zv/kryeministri i parë dhe ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali, ka njoftuar se së bashku me Izet Mexhitin dhe Bekim Qokun, në Kuvendin e RMV-së, janë takuar me eurodeputetin Thomas Waitz, raportues i Parlamentit Evropian për Maqedoninë e Veriut.
“Së bashku me Izet Mexhitin dhe Bekim Qokun, sot në Kuvendin e RMV-së u takuam me eurodeputetin Thomas Waitz, raportues i Parlamentit Evropian për Maqedoninë e Veriut, me të cilin diskutuam zhvillimet politike dhe procesin e integrimeve evropiane si prioritet strategjik i vendit.
Thomas Waitz, raportues i Parlamentit Evropian dhe autor i draft-raportit të fundit për Maqedoninë e Veriut, mbetet një zë i rëndësishëm mbështetës i integrimit evropian dhe i parimit që çështjet dypalëshe të mos pengojnë këtë proces”, ka deklaruar zv/kryeministri i parë Bekim Sali.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button