Zv/kryeministri i parë Bekim Sali merr pjesë në iftarin e organizuar nga Oda Ekonomike Maqedoni e Veriut – Turqi (MATO)

Zv/kryeministri i parë Bekim Sali ka njoftuar se ka marrë pjesë në iftarin e organizuar nga Oda Ekonomike Maqedoni e Veriut – Turqi (MATO).
“Në një atmosferë vëllazërore pata kënaqësinë të marr pjesë në iftarin e organizuar nga Oda Ekonomike Maqedoni e Veriut – Turqi (MATO).
Në këto net të veçuara të muajit të Ramazanit, të mbushura me dashuri dhe harmoni, patëm mundësi të ndajmë momente të bukura së bashku me përfaqësues të biznesit dhe miq të shumtë”, ka shkruar zv/kryeministri i parë Bekim Sali.



