Zv/kryeministri i parë Bekim Sali: Fëmijët me Sindromën Down kanë nevojë për mundësi, jo për mëshirë

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, shënoi Ditën Ndërkombëtare të Personave me Sindromën Down me një vizitë në Shkollën Fillore me Qendrën Burimore “Idnina”, duke theksuar rëndësinë e ndërtimit të një shoqërie gjithëpërfshirëse.

Gjatë vizitës, Sali e cilësoi përvojën si më shumë se një angazhim institucional, duke vënë në pah dimensionin njerëzor të takimeve me fëmijët dhe stafin.

“Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Sindromën Down, pata nderin dhe privilegjin që të vizitoj një vend të mbushur me dashuri, përkushtim dhe shpresë”, u shpreh ai.

Ai theksoi se institucionet kanë përgjegjësi konkrete për të garantuar kushte të barabarta për të gjithë fëmijët, duke nënvizuar se përfshirja nuk duhet të mbetet vetëm në nivel deklarativ.

“Ata nuk kanë nevojë për mëshirë, ata kanë nevojë për mundësi, për mirëkuptim dhe për një shoqëri që i pranon ashtu siç janë”, deklaroi Sali.

Zëvendëskryeministri shtoi se mbështetja për fëmijët me Sindromën Down dhe familjet e tyre duhet të jetë e vazhdueshme përmes politikave konkrete që sigurojnë arsim cilësor, dinjitet dhe zhvillim të barabartë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button