Zv/kryeministri i parë Bekim Sali: 17 Shkurti simbol i sakrificës dhe qëndresës së popullit të Kosovës

Zv/kryeministri i parë Bekim Sali ka ururar Kosvën për 18 vjetorin e Pavarësisë.
“17 shkurti është një datë që simbolizon sakrificën, qëndresën dhe flijimin për liri e pavarësitë popullit të Kosovës, por edhe të gjithë shqiptarëve.
Pavarësia e saj u ngrit mbi gjakun dhe guximin e dëshmorëve, si dhe mbi veprën e pavdekshme të Adem Jasharit dhe familjes së tij, që përjetësisht do të mbeten simbol i sakrificës dhe i qëndresës kombëtare.
Në emër të Qeverisë së Republika e Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim shpreh urimet më të përzemërta për Ditën e Pavarësisë së Kosovës. Marrëdhëniet tona vëllazërore e ndërshtetërore, si dhe bashkëpunimi i ndërsjellë do të vazhdojnë të forcohen në shërbim të paqes, stabilitetit dhe zhvillimit të përbashkët.
Gëzuar 17 Shkurti – Dita e Pavarësisë së Republikës së Kosovës!, ka shkruar zv/kryeministri Sali.



