Zjarri në Vardarishte la rreth 47 mijë banorë të Komunës së Aerodromit pa energji elektrike

Rreth 47 mijë banorë të Shkupit, kryesisht nga Komuna e Aerodromit, kanë mbetur pa energji elektrike që nga mesdita e sotme, njofton Elektrodistribuimi, transmeton Portalb.mk.

Ndërprerja e energjisë elektrike, sipas Elektrodistribuimit, është për shkak të një zjarri në ish-deponinë Vardarishte. Me kërkesë të Brigadës së Zjarrfikësve të Shkupit, ekipet ndërhynë menjëherë në terren dhe shkëputën energjinë elektrike në nënstacionet Shkupi 4-Aerodrom dhe Shkupi 4-Lindje.

“Energjia elektrike do të rikthehet pasi Brigada e Zjarrfikësve të raportojë se zona është e sigurt dhe zjarri është shuar”, thotë Elektrodistribuimi.

Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Zvonko Tomevski, thotë se zjarri është vënë nën kontroll, por po punohet për shuarjen e plotë të tij. Ai thotë se 25 zjarrfikës me tetë automjete zjarrfikëse po ndërhyjnë në shuarjen e zjarrit.

“Brigada Territoriale e Zjarrfikësve e Qytetit të Shkupit (BTZ) ka qenë duke shuar barin e thatë dhe materialet e mbeturinave që digjen në një zonë të madhe të pacaktuar rreth ish-deponisë Vardarishte sot që nga ora 12:00”, njoftoi Qendra për Menaxhim të Krizave.

Ata gjithashtu konfirmojnë se për shkak të rrezikut të përfshirjes së një nënstacioni dhe linjave elektrike, energjia elektrike është ndërprerë si masë paraprake, dhe për këtë arsye pjesa më e madhe e Komunës së Aerodromit është pa energji elektrike.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button