Zjarri djeg më shumë se 130 hektarë sipërfaqe pyjore në juglindje të Francës

Më shumë se 130 hektarë sipërfaqe pyjore janë shkatërruar si pasojë e zjarrit që shpërtheu në rajonin Var në juglindje të Francës, transmeton Anadolu.

Guvernatori i Var-it njoftoi në platformën e mediave sociale të kompanisë amerikane X se zjarri, i cili shpërtheu dje pasdite, është shuar.

Në deklaratë thuhet se në përpjekjet për shuarjen e zjarreve janë përfshirë 340 zjarrfikës ndërsa shtatë avionë dhe pesë helikopterë kanë ofruar mbështetje ajrore.

Bëhet e ditur se nga flakët u përfshinë më shumë se 130 hektarë pyje, ekuivalent me afërsisht 180 fusha futbolli. Që nga fillimi i verës, zjarre të shumta kanë shpërthyer në rajone të ndryshme në jug të Francës.

Një zjarr që shpërtheu në rajonin Aude në fillim të muajit dëmtoi rreth 17 mijë hektarë dhe u regjistrua si “zjarri më i madh i verës”.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button