Zjarrfikësit luftojnë me flakët në Bllacë e Çuçer Sandevë! Terreni vështirëson ndërhyrjen

Lufta kundër zjarrit vazhdon edhe sot. Nga Qendra për Menaxhim me Kriza raportuan se deri në mesditë, në vend janë regjistruar gjithsej 10 zjarre në zona të hapura, nga të cilat nëntë janë ende aktive, dhe një është lokalizuar. Nga malet e Bllacës që pati djegie të dielën dhe të hënën, mbrëmë gjatë natës dhe sot janë përhapur edhe në malësinë e Çuçer Sandevës. Ekipi i Tv21 ishte deri te Manastiri Shën Nikita.

“Prapa meje po shihni tymin dhe zjarrin e maleve të fshatit Gornjanci të Cucer Sandevës, të cilët ekipet e zjarrfikësve kanë arritur t’i lokalizojnë por jo edhe ti shuajnë plotësisht. Aturitet thanë se diku 90% e e vatrave të zjarrit që tani e dy ditë akoma nuk janë shuar, por akoma po luftojnë si nga toka ashtu edhe nga ajri për t’i fikur të gjitha vatrat e zjarrit, të cilat janë në zonën e Bllacës dhe Çuçer Sandevës”, raporton nga terreni, Adnan Qaili, gazetar i TV21.

Autoritet thonë se situata në komunën e Çuçer Sandevës nuk është më shqetësuese, pasi zjarri pranë fshatrave Bllacë dhe Çuçer vazhdon të lokalizohet nëpër pyje të përziera dhe bimësi të ulët. Terreni atje është i paarritshëm, ndërsa kushtet e motit dhe erërat e forta e komplikojnë më tej ndërhyrjen. Drejtori nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim Stojançe Angelov tha se dikush ka rindezur zjarrin qëllimisht.

“Sot në mëngjes, derisa zjarrfikësit po fiknin zjarrin, i cili është vënë në kontroll të plotë, gjetën në disa vende paleta druri që besohet se ishin të lyera me benzinë dhe të gjuajtura në kaçuba. Dikush me qëllim në mëngjes është përpjekur të riaktivizoj këtë zjarr, që është vënën nën kontroll”, tha Stojançe Angellov, drejtor i DMSh-së.
Zjarret të tjera aktive ka edhe në Prilep, pranë fshatit Beshishte dhe Makedonski Brod – dy zjarre: një midis fshatrave Creshnevo dhe Slatin pyll lisi, i dyti në fshatin Samakovo, material shumë i ndezshëm./TV21

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button