Zjarret në Shkup, ndalohen tre shtetas të huaj!

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se janë ndaluar tre persona të mitur, shtetas të huaj, të cilët dyshohet se kanë lidhje me shkaktim të qëllimshëm të zjarreve në rajonin e Shkupit.
“Në kuadër të aktiviteteve të gjera të ndërmarra lidhur me situatën me zjarret në rajonin e Shkupit, dje (09.07.2025) në territorin e NjPB Gazi Babë, konkretisht pranë vendit të quajtur “Kodra e Ajvatovcit” afër lagjes Ilinden, në orën 23:40, zyrtarët e policisë gjatë kontrollit të tre personave të mitur, shtetas të huaj, në një çantë shpine kanë gjetur dy shishe me nga 1,5 litra benzinë, dy pushkaliqe, një çakmak dhe ngjitës të lëngshëm, pas çka të njëjtit janë privuar nga liria. Në prani të një ekipi kujdestar nga institucioni publik Qendra për Punë Sociale dhe një avokat është zhvilluar bisedë zyrtare, pas së cilës ata janë dorëzuar me procesverbal në Qendrën për Punë Sociale për të Mitur”, thuhet në njoftimin e MPB.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button