Zjarret e shkaktuara nga ndryshimet klimatike dogjën pyje në nivel rekord në vitin 2024

Zjarret e shkaktuara nga ndryshimet klimatike në vitin 2024 e kanë çuar shkatërrimin e pyjeve në mbarë botën në nivelin më të lartë të regjistruar ndonjëherë, transmeton Anadolu.

Sipas të dhënave të kryera nga Universiteti i Marylandit dhe të publikuara në “Global Forest Watch”, shkatërrimi global i pyjeve pritet të arrijë një nivel rekord në vitin 2024, pjesërisht për shkak të rritjes së zjarreve.

Djegia e pyjeve tropikale të paprekura pritet të dyfishohet pothuajse në 6,7 milionë hektarë në krahasim me vitin 2023.

Në vitin 2024, për herë të parë, zjarret ishin shkaku kryesor i shkatërrimit të pyjeve. Zjarret e nxitura nga ndryshimet klimatike përbënin gati gjysmën e humbjes totale të pyjeve.

Zjarret lëshuan 4,1 gigatonë gazra serrë, mbi katër herë më shumë se emetimet nga udhëtimet ajrore.

Zjarret kanë ulur cilësinë e ajrit, kanë shkatërruar burimet ujore dhe kanë rrezikuar jetesën e miliona njerëzve.

Humbja globale e pyjeve pritej të rritej me 5 për qind deri në vitin 2023, duke arritur në 30 milionë hektarë, pothuajse sa madhësia e Italisë.

Duke bërë thirrje për veprim kolektiv, studiuesja Elizabeth Goldman, bashkëdrejtoreshë e “Global Forest Watch” tha se, “Ky është alarm i kuq global”.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button