Zjarr shpërthen pranë Ambasadës së SHBA-së në Bagdad pas sulmi me dron

Një zjarr ka shpërthyer në mbrëmje pranë Ambasadës së SHBA-së në kryeqytetin irakian Bagdad pas një sulmi me dron.
Siç raporton korrespondenti i Anadolu-t, kompleksi i ambasadës amerikane u shënjestrua nga tre dronë të mbushur me eksploziv.
Sistemet e mbrojtjes ajrore në kompleks interceptuan dy dronë në ajër, ndërsa i treti goditi një mur të jashtëm të ambasadës.
Goditja shkaktoi një zjarr në zonën përreth kompleksit.
Nuk pati koment të menjëhershëm nga autoritetet irakiane lidhur me incidentin.
Para shpërthimit të zjarrit, në Bagdad u dëgjua një shpërthim i fuqishëm, ndërsa raportimet thanë se ambasada amerikane aktivizoi sistemin e saj të mbrojtjes ajrore pas shpërthimit.
Më herët, një grup që e quan veten “Rezistenca Islamike në Irak” pretendoi se ka kryer 21 sulme me raketa dhe dronë kundër bazave amerikane në Irak dhe në rajon brenda një dite të vetme.
Kjo ndodhi teksa SHBA-ja dhe Izraeli kanë vazhduar një ofensivë të përbashkët kundër Iranit që nga 28 shkurti, duke vrarë deri më tani rreth 1.300 persona, përfshirë liderin suprem Ali Khamenei.
Teherani është kundërpërgjigjur me sulme me dronë dhe raketa që kanë shënjestruar Izraelin, si dhe Jordaninë, Irakun dhe vendet e Gjirit që strehojnë “asete ushtarake amerikane”, duke shkaktuar viktima dhe dëme në infrastrukturë, si dhe duke ndikuar në tregjet globale dhe aviacionin.



