Zjarr në ekspozitën Tesla në Romë: Digjen 17 automjete

Një zjarr i fuqishëm shpërtheu mëngjesin e sotëm në një ekspozitë makinash Tesla në Romë, duke shkatërruar 17 automjete.
Incidenti ndodhi pak pas orës 4 të mëngjesit dhe nuk pati të lënduar.
Zjarri u përhap gjithashtu në një ndërtesë tjetër ku kishte makina Tesla, por ende nuk dihet shkaku i saktë i zjarrit, i cili është nën hetim, derisa nuk përjashtohet mundësia e zjarrvënies me qëllim.
Ky incident vjen në një periudhë ku Tesla, po përballet me sulme dhe vandalizëm të organizuar në mbarë botën, si pasojë e aktivitetit politik të CEO-së Elon Musk.