Zjarr në aeroplanmbajtësen amerikane, dy marinarë të plagosur

Dy ushtarë amerikanë u plagosën kur një zjarr shpërtheu në aeroplanmbajtësen USS Gerald Ford, ndërsa ushtria amerikane tha se incidenti nuk kishte lidhje me luftën në Iran.
Sipas njoftimit, zjarri shpërtheu në zonën e lavanderisë së aeroplanmbajtëses dhe tani është vënë nën kontroll. Dy marinarë po marrin ndihmë mjekësore dhe gjendja e tyre konsiderohet e qëndrueshme.
“Nuk pati dëme në dhomën e motorëve të shtytjes së anijes, e cila mbetet plotësisht funksionale”, shtoi ushtria.
Aeroplanmbajtësja po merr pjesë në operacione kundër Iranit dhe aktualisht ndodhet në Detin e Kuq.



