Zhduken dy anije në Meksikë, po transportonin ndihma humanitare për në Kubë

Dy anije në Meksikë që transportonin ndihma humanitare për në Kubë janë zhdukur.
Marina Meksikane njoftoi se ka nisur operacionet e kërkim-shpëtimit për të gjetur dy anijet në të cilat ishin me nëntë persona të kombësive të ndryshme në bord.
Marina meksikane, gjithashtu është në kontakt me autoritetet, e qendrat e kërkim-shpëtimit të Francës, Polonisë, Kubës dhe Shteteve të Bashkuara.
Që nga java e kaluar, aktivistë nga vende të ndryshme kanë lënë Meksikën me anije për të transportuar ushqim dhe mallra të tjera thelbësore në ishullin nën një qeveri komuniste, e cila është përballur me një bllokadë nafte nga Uashingtoni që nga shkurti.
Dy anijet e zhdukura u nisën nga Isla Mujeres në shtetin Quintana Roo, në Meksikën juglindore, të premten; ato pritej të mbërrinin në Havana të martën ose një ditë para të mërkurës, sipas informacionit të lëshuar nga Marina Meksikane.
Deri më tani, nuk ka qenë e mundur të “kontaktohen” me to, as të “konfirmohet mbërritja e tyre”, shpjegoi ajo.
Sipas një ekipi të AFP-së në bordin e një anijeje tjetër që arriti në Kubë, erërat dhe rrymat e forta e bënë udhëtimin të vështirë.



