Zgjidhet kontesti më i vështirë: Teqeja Arabati kalon në pronë të BFI-së

Zgjidhja e kontekstit pronësor-juridik të kompleksit historik Arabati Baba Teqe në favor të Bashkësisë Fetare Islame u kumtua publikisht nga Reisul-Ulema Shaqir Fetai, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm për institucionin dhe ruajtjen e pasurisë fetare.

“Definitivisht pronë – vakuf i BFI. Fillon procesi i renovimit,” theksoi Fetai.

Këto deklarata u bënë gjatë vizitës së tij zyrtare në Muftinia e BFI – Tetovë, ku u zhvillua takim pune me Myftiun e Tetovës, Selver Xhemaili dhe bashkëpunëtorët e tij. Në takim morën pjesë edhe drejtues të Rijasetit dhe myftiu i Shtipit, Nasir Rexhepu.

Gjatë vizitës u diskutuan çështje që lidhen me organizimin fetar, aktivitetet edukativo-arsimore dhe projekte që synojnë forcimin e jetës fetare dhe institucionale në rajon.

Myftiu Xhemaili shprehu kënaqësinë që kompleksi tashmë është vakuf i Bashkësisë Fetare Islame, duke premtuar menaxhim me përgjegjësi dhe përkushtim institucional.

Reisul-Ulema theksoi rëndësinë e ruajtjes dhe valorizimit të këtij monumenti me vlera të veçanta historike, fetare dhe kulturore për Maqedonia e Veriut, duke shtuar se kompleksi do të jetë qendër frekuentimi për besimtarët nga e gjithë bota, e në veçanti për ata nga rajoni i Tetovë.

“Na qoftë për hajr kjo e arritur historike. Allahu ju bekoftë!”, thuhet në mesazhin përfundimtar.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button