Zgjedhjet në PE| Sondazhi: Qendra e djathtë fiton në Gjermani, e djathta ekstreme…

Kanë dalë sondazhet e para për zgjedhjet për Parlamentin Europian, pasi qendrat e votimit fillojnë të mbyllen në 21 vendet anëtare në të cilat u zhvillua votimi të dielën, të cilat konfirmojnë një lëvizje në të djathtë.
Zgjedhjet që u zhvilluan gjatë katër ditëve janë votimi më i madh transkombëtar në botë me rreth 360 milionë qytetarë të BE-së që u kërkohet të japin votat e tyre për të zgjedhur 720 anëtarë të Parlamentit Evropian.
Italia do të jetë vendi i fundit që mbyll kutitë e votimit në orën 23:00.

Sondazhet parashikojnë fitore historike për partitë radikale të krahut të djathtë. Një rezultat i tillë mund të ndryshojë balancën e fuqisë në institucionin e vetëm të BE-së të zgjedhur në mënyrë demokratike dhe t’u japë forcave të krahut të djathtë më shumë ndikim se kurrë në politikat e BE-së.

Sondazhet e para nxjerrin partinë e qendrës së djathtë CDU në kryesimin në Gjermani dhe Partinë e Lirisë së ekstremit të djathtë (FPÖ) në Austri.

Nga ana tjetër, në Holandë 47% e elektoratit holandez votoi të enjten (6 qershor), me partinë e krahut të djathtë PVV që sipas sondazheve doli si fituesi më i madh, duke kaluar nga një vend në shtatë në PE. Por koalicioni i Gjelbër-Socialist çuditërisht kaloi përpara me tetë mandate, sipas vlerësimit që pritet të konfirmohet mbrëmjen e sotme.

Zgjedhjet janë dëmtuar nga dhuna, pasi kryeministri danez pësoi një sulm në Kopenhagë të premten në mbrëmje (7 qershor) menjëherë pas një ngjarjeje fushate.

Media sllovake ka raportuar gjithashtu rezultate paraprake nga sondazhet që sugjerojnë se partia ‘Sllovakia Progresive social-liberale’ ka mposhtur partinë populiste Smer të kryeministrit Robert Fico.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button