Zgjedhjet lokale pritet të shpallen në fillim të gushtit, konfirmon Afrim Gashi

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut pritet të shpallen në pjesën e parë të muajit gusht. Lajmin e konfirmoi kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, duke theksuar se institucionet do të respektojnë në përpikëri afatet ligjore të përcaktuara në Kodin Zgjedhor.\

“Zgjedhjet do t’i shpallim në pjesën e parë të gushtit. Ende nuk kemi konfirmuar datën e saktë. Sipas Kodit Zgjedhor, prej momentit të shpalljes së zgjedhjeve nuk duhet të kalojnë më shumë se 90 ditë dhe as më pak se 70 ditë. Andaj, zgjedhjet lokale do të mbahen në pjesën e dytë të tetorit”, – deklaroi Gashi.

Pa konsensus për ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Edhe pse afatet për shpalljen e zgjedhjeve janë të qarta, ende nuk është definuar qartazi si do të zhvillohet gara zgjedhore. Ndryshimet në Kodin Zgjedhor kanë mbetur të bllokuara në lexim të dytë në Kuvend.

Një nga çështjet kyçe është pjesëmarrja e listave të pavarura, pasi Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar nenet që parashikonin mbledhjen e 1% të nënshkrimeve nga trupi votues për regjistrim të tyre.

Sipas Gashit, ende nuk ka dakordim politik për t’u futur në rend dite ndryshimet përkatëse.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button