Zëvendësministri i Bujqësisë, Flakron Bexheti: Janë paguar mbi 4,3 miliardë denarë në mbështetje për fermerët

Zëvendësministri i Bujqësisë, Flakron Bexheti , ka bërë të ditur se gjatë 6 muajve të fundit janë paguar mbi 4,3 miliardë denarë në mbështetje për fermerët.

Gjatë vetëm dy ditëve të fundit, është realizuar një mbështetje financiare në vlerë prej rreth 1,7 miliardë denarë, e cila është shpërndarë për mbi 78,000 fermerë për vitin aktual 2024.

Po ashtu, Bexheti ka theksuar se të gjitha detyrimet e mbetura nga vitet e kaluara janë shlyer plotësisht. Këto pagesa kapin një shumë prej rreth 2,5 miliardë denarë, duke treguar përkushtimin e qeverisë për të përmbushur angazhimet ndaj sektorit bujqësor.

“Gjithmonë jemi pranë fermerëve dhe këtë e tregojmë me veprime të qarta dhe mbështetje të vazhdueshme,” ka deklaruar zëvendësministri Bexheti.

Kjo mbështetje financiare është dëshmi e angazhimit për zhvillimin e sektorit bujqësor dhe përmirësimin e kushteve për të gjithë fermerët në vend.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button