Zëvendëskryeministri i Parë Bekim Sali, viziton Drejtorinë e të Ardhurave Publike

Në ambientet e Drejtorisë së të Ardhurave Publike, drejtoresha znj. Elena Petrova dhe zëvendësdrejtori z. Qemal Krosi mirëpritën në takim Zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministrin për Çështje Evropiane Bekim Sali.

Gjatë takimit u prezantuan aktivitetet aktuale të DAP-it, si dhe u diskutua për prioritetet institucionale në drejtim të rritjes së efikasitetit dhe transparencës. Palët theksuan rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional, me qëllim përmirësimin e shërbimeve dhe veprimit institucional në interes të qytetarëve.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button