Zëvendëskryeministri i Parë Bekim Sali uron besimtarët për Natën e Kadrit

Zëvendëskryeministri i Parë Bekim Sali përcolli një mesazh urimi për besimtarët me rastin e Nata e Kadrit, një nga netët më të rëndësishme gjatë Ramazani. “Po afrohemi dalëngadalë drejt fundit të Muajit të Bekuar të Ramazanit. Sipas kalendarit, sonte përkon Nata e Kadrit, një natë e madhe me vlerë të jashtëzakonshme. Le të lutemi këtë natë për shëndet, paqe, bashkim dhe mirësi për familjet tona dhe për të gjithë njerëzit. Zoti i pranoftë lutjet, agjërimin dhe veprat tona të mira. Paçi një Natë të Kadrit të bekuar!”, ka shkruar zv/kryeministri Sali.



