Zëvendëskryeministri i Parë Bekim Sali takohet me rektorët e universiteteve për sfidat në arsimin e lartë

Zëvendëskryeministri i Parë Bekim Sali zhvilloi një takim me rektorët e Universiteti i Tetovës, Universiteti “Nënë Tereza” dhe Universiteti i Evropës Juglindore, ku u diskutua për sfidat aktuale me të cilat përballet sistemi i arsimit të lartë në vend.

Gjatë takimit u shkëmbyen mendime mbi nevojën për reforma të qëndrueshme dhe përmirësimin e cilësisë në arsim, ndërsa një pjesë e rëndësishme e diskutimit iu kushtua Ligjit për Arsimin e Lartë. Rektorët paraqitën propozime dhe sugjerime konkrete për avancimin e këtij ligji, me synim harmonizimin me standardet evropiane dhe rritjen e konkurrueshmërisë akademike.

Në përfundim, palët u dakorduan që të vazhdojë koordinimi i ndërsjellë institucional, me prioritet të përbashkët rritjen e cilësisë në arsim dhe avancimin e standardeve akademike në interes të studentëve dhe zhvillimit të vendit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button