Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali takohet me ambasadorin e BE-së

Zv/kryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, ka zhvilluar sot një takim me Ambasadorin e Bashkimit Evropian, Michalis Rokas, ku ka riafirmuar angazhimin e tij dhe të Qeverisë për avancimin e procesit të integrimit evropian të vendit.

“Sot zhvillova një takim me Ambasadorin e Bashkimit Evropian, Michalis Rokas, riafirmova angazhimin tim të qartë, si dhe angazhimin e Qeverisë, ndaj procesit të integrimit evropian”, ka deklaruar Sali.

Ai theksoi se agjenda evropiane dhe reformat që lidhen me të mbeten prioritet kryesor për institucionet e vendit, duke vënë theksin te forcimi i kapaciteteve institucionale dhe ndërtimi i besimit të qytetarëve.

“Agjenda evropiane dhe reformat e ndërlidhura me të mbeten prioritet kyç, me fokus në forcimin e kapaciteteve institucionale, ndërtimin e besimit të qytetarëve dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm me Bashkimin Evropian për zbatimin efektiv të reformave”, u shpreh ai.

Në fund, zv/kryeministri Sali nënvizoi se institucionet mbeten të vendosura për të vazhduar rrugën drejt Bashkimit Evropian, duke ritheksuar përkushtimin politik ndaj këtij procesi.

“Vazhdojmë të përkushtuar në rrugën evropiane”, përfundoi Sali.

https://www.facebook.com/share/1AbU5DYVFs/

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button