Zëvendëskryeministri i Parë Bekim Sali organizon iftar me funksionarët e VLEN-it

Zëvendëskryeministri i Parë Bekim Sali, njëherësh edhe një ndër liderët e VLEN, organizoi një iftar me funksionarët e këtij koalicioni, me rastin e Ramazani.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, Zëvendëskryeministri i Parë Bekim Sali theksoi se sofrat e iftarit janë një kujtesë e rëndësishme për nevojën e bashkëpunimit dhe solidaritetit mes njerëzve. Ai nënvizoi se, ashtu siç ndahet buka e iftarit me njëri-tjetrin, edhe përgjegjësitë dhe sfidat duhet të përballohen së bashku, me mirëkuptim dhe përkushtim të përbashkët.
Në përmbyllje, Zëvendëskryeministri i Parë Bekim Sali uroi që ky iftar të jetë edhe për VLEN-in një mesazh i fortë për bashkim dhe unitet, duke theksuar se kjo mbrëmje duhet të shërbejë si moment reflektimi dhe motiv shtesë për të vazhduar punën me më shumë energji, përgjegjësi dhe përkushtim ndaj qytetarëve, ndaj së ardhmes së vendit dhe brezave që vijnë pas nesh.




