Zëvendendësimi i Mbappé, Luis Enrique: Ja e vërteta
PSG barazoi ndaj Rennes në ndeshjen e javës së 23-të të Ligue 1. Një pikë e fituar falë golit të Gonçalo Ramos, i cili shënoi në frymën e fundit, në minutën e 97-të. Megjithatë, ajo që befasoi më shumë ishte zëvendësimi i Kylian Mbappe në minutën e 65-të me kundërshtarët në avantazh në rezultat.
Luis Enrique, në fund të ndeshjes, e shpjegoi vendimin kështu: “Është shumë e thjeshtë, herët a vonë, ne do të mësohemi të luajmë pa Kylian. Kur të dua ta lë të luajë, do ta lë. Kur nuk dua, e njëjta gjë”. Këtë sezon Mbappé ka shënuar 32 gola në 34 paraqitje në të gjitha garat.



