Zero fitore, dy barazime dhe katër humbje: Bilanci dramatik i klubëve angleze në Ligën e Kampionëve

Gjashtë ekipe angleze nga Premier League nuk kanë arritur të regjistrojnë asnjë fitore në ndeshjet e para të 1/8-finales në Ligën e Kampionëve, duke mbetur me një bilanc negativ ndaj skuadrave evropiane.
Në sfidat e zhvilluara, Liverpooli pësoi një humbje minimale 1-0 ndaj Galatasarayit në Stamboll.
Newcastle United arriti vetëm një barazim 1-1 ndaj Barcelona, ndërsa Tottenham Hotspur pësoi humbje të thellë 5-2 kundër Atletico Madrid.
Edhe Arsenal nuk arriti më shumë se një barazim 1-1 përballë Bayer Leverkusen përkundër se ishin favoritë në letër për të fituar në Gjermani.
Ndërkohë, Chelsea u mund 5-2 nga Paris Saint-Germain, ndërsa Manchester City pësoi disfatë 3-0 ndaj Real Madrid.
Në total, ekipet angleze regjistruan 0 fitore, 2 barazime dhe 4 humbje, me një diferencë golash 6-16, duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjet e kthimit që do të përcaktojnë skuadrat që do të avancojnë në çerekfinale, edhe pse duket shumë e vështirë që të gjashtë skuadrat të kalojnë tutje.




